FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Putin: Marrëveshje esenciale për një armëpushim në Ukrainë

Presidentët rus, ukrainas dhe francez, respektivisht Vladimir Putin, Petro Poroshenko dhe François Hollande si edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel arritën të gjejnë një marrëveshje esenciale për vendosjen e një armëpushimi duke filluar nga 15 shkurti si edhe largimin e armëve të rënda nga linja e frontit, njoftoi sot presidenti rus, Vladimir Putin, pas përfundimit të një samiti mbi paqen në Ukrainë.

“Arritëm një marrëveshje esenciale”, deklaroi Putin, pas orësh të tëra negociatash me homologët ukrainas dhe francez si edhe me kancelarej gjermane.

Marrëveshja përfshin armëpsuhimin duke filluar nga dita e diel, largimin e armëve të rënda nga linja e frontit si edhe krijimin e një zone tampon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?