Putin në Itali. E pret Papa, Salvini dhe Berlusconi

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe delegacioni i tij nisën vizitën zyrtare në Itali me një takim me Papa Françeskun në Vatikan. Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pasi liderët fetarë të Ukrainës biseduan me Atin e Shenjtë për situatën politike në vend. Shefi i Kremlinit synon që të bindë Papa Françeskun të zhvillojë vizitën e parë në histori të një pape në Moskë. Gjatë ditës, Putin do të takojë dhe liderët politikë italianë. Masa të rrepta sigurie janë ndërmarrë për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës. Me këtë udhëtim, Putin synon që të fuqizojë dhe marrëdhëniet ekonomike me vendin anëtar të NATO-s dhe Bashkimit Europian. Gjatë vizitës, Presidenti rus do të zhvillojë dhe një takim privat me Silvio Berlusconi-n dhe një darkë pune me zëvendëskryeministrat Matteo Salvini dhe Luigi di Maio.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?