Putin nënshkruan ligjin për dalje nga Traktati bërthamor

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e nënshkroi ligjin që pezullon pjesëmarrjen e këtij vendi në Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme. Ky Traktat midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë daton nga Lufta e Ftohtë.

Ligji, i cili u mbështet nga Parlamenti rus muajin e kaluar, u publikua në portalin e Qeverisë ruse. Në muajin shkurt, SHBA-ja e pezulloi pjesëmarrjen në Traktatin e vitit 1987, duke e akuzuar Rusinë për zhvillimin e një sistemi raketor që e shkel këtë pakt.

Moska, e cila i mohon akuzat, e fajëson SHBA-në për shkelje të marrëveshjes – gjë që hidhet poshtë nga Uashingtoni. Traktati ka eliminuar një klasë të tërë të raketave. Ai i ka ndaluar Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë të zhvillojnë dhe prodhojnë raketa balistike me rreze prej 500 deri në 5,500 kilometra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?