Putin paralajmëron SHBA-të: Nëse furnizoni me raketa Ukrainën, Moska do të reagojë
Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se Moska do të reagojë nëse SHBA furnizon Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi.
Sipas mediave shtetërore ruse, mësohet se Putini ka thënë se “dorëzimi i armëve të reja në Kiev synon vetëm të “zvarritë konfliktin e armatosur për një kohë të gjatë”.
“Nëse ato furnizohen, ne do të nxjerrim përfundimet e duhura nga kjo dhe do të përdorim armët tona, nga të cilat kemi mjaftueshëm, për të goditur ato objekte”, u shpreh Putin duke komentuar situatën në lidhje me furnizimin me amerikan ndaj Ukrainës me sisteme të shumta raketore.
KOHA JONË SONDAZH

