RAF Typhoons ngrihen me vërtik pas kërcënimit me bombë të avionit indian mbi Londër

‘Një aeroplan pasagjerësh ka bërë një “ulje paraprake” në aeroportin e Stansted në Londër për shkak të një kërcënimi me bombë’, njoftoi para pak minutash BBC, duke cituar “Air India”. Avioni “AI 191” po udhëtonte nga qyteti indian i Mumbait drejt Newark në SHBA.

Ministria britanike e Mbrojtjes  tha se avionë “Typhoon RAF” e shoqëruan avionin teksa po bënte uljen.

“Air India” njoftoi në Twitter se një kërcënim me bombë kishte shkaktuar uljen, por më vonë e kishte fshirë këtë mesazh dhe e kishte quajtur incidentin, “kërcënim të sigurisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një deklaratë nga Aeroporti i Stansted, Londër, tha se avioni u ul në orën 10:15 dhe ishte parkuar në një pjesë të izoluar të aeroportit, kësisoj terminalit kryesor ishte i paprekur. Nuk dihet sa pasagjerë ishin në bord.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?