Raporti i Institutit të Vienës: Austria ka humbur peshë në Shqipëri

Investimet e Huaja Direkte të Austrisë në vendin tonë fiksohen në 447  milionë euro, thotë Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në raportin më të fundit për vendet e Europës qendrore dhe juglindore, 23 në total.

Të dhënat i referohen vitit 2017 dhe tregojnë se, Shqipëria është vendi i 7-të në rajon për peshën e investimeve të huaja direkte austriake mbi totalin.  Në vitin 2012 ndërkohë zinte vendin e 4-ët, por me një nivel më të ulët të investimeve, në 387 milionë euro. Renditja bëhet pikërisht në bazë të peshës që zë Austria si vend origjine i investimeve të huaja direkte. Në 2017-ën pasha vlerësohej në 6.9%, ndërsa në 2012 vlerësohej në 11.9%.

Pra, pavarësisht se është rritur ndjeshëm volume i investimeve austriake në vend, ky hap i rritjes është më i ngadaltë se ai i rritjes së investimeve nga vendet e tjera, duke bërë që pesha totale e investimeve nga Austria përmbi stokun total të bjerë ndjeshëm gjatë këtyre viteve të fundit, e për rrjedhojë Shqipëria të humbasë peshë në rajon. Pavarësisht rënies, norma prej 6.9% mbetet mbi mesataren e rajonit, që fiksohet në 5.1%.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në raport, Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike ndërkombëtare vlerëson se, vëllimi i IHD në rajonin e Europës qendrore dhe juglindore do të bjerë gjatë këtij viti.  E njëjta gjë vlen edhe për investimet austriake në rajon. Por, në raport thuhet gjithashtu se, investimet austriake vijojnë të gëzojnë norma mjaft të larta fitimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?