FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Referendumi, dorëhiqet ministri i Financave në Greqi

Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas rezultatit të referendumit të së dielës, që refuzoi masat e kërkuara nga huadhënësit në këmbim të ndihmës ekonomike.

Me anë të një postimi në Twitter të hënën, ai bëri të ditur se ministrat e Eurogrupit i kanë lënë të kuptojë se mungesa e tij do të vlerësohej shumë dhe për këtë arsye nuk do të jetë më ministër i Financave.

Gjithashtu, Varoufakis shtoi se edhe kryeministri Tsipras mendon se largimi i tij do e ndihmonte në arritjen e një marrëveshjeje me partnerët europianë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Referendumi i 5 Korrikut do të mbetet në histori si një moment unik, kur një vend europian u ngrit ndaj presionit të borxhit,” – theksoi Varoufakis.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?