Ringjallet mallkimi i familjes Kennedy, dy të vdekur
Familja Kennedy është bërë sinonim i një seri vrasjesh të profilit të lartë që prej atentatit ndaj presidentit John F Kennedy në 1963 dhe ndaj vëllait të tij Robert pesë vjet më vonë. Dy anëtarë të familjes Kennedy tashmë besohet se kanë vdekur. Policia tha se ka ndaluar tashmë kërkimet për Maeve Kennedy McKean, mbesën e ish-kandidatit presidencial Robert Kennedy dhe për djalin e saj Gideon pas 26 orësh, teksa për herë të fundit ishin parë pranë Annapolis.
Një kanoe e përmbysur e gjetur të enjten duket se plotësonte të dhënat e saj me të cilën po ludronin 40 vjeçarja McKean, dhe djali i saj tetë vjeçar Gideon. Bashkëshorti i McKean, David McKean, tha se besonte se gruaja e djali i tij kishin vdekur. ”Është e qartë se Maeve e Gideon kanë vdekur. Kërkimet për trupat e tyre do të vazhdojnë dhe shpresoj që të jenë të suksesshme. Familja jonë kërkon të lihet në privatësi dhe që të gjithë të mbajnë Maeve e Gideon në lutjet e tyre”.
Familja Kennedy është bërë sinonim i një seri vrasjesh të profilit të lartë që prej atentatit ndaj presidentit John F Kennedy në 1963 dhe ndaj vëllait të tij Robert pesë vjet më vonë. I biri i ish-presidentit, John F Kennedy Jr, vdiq në një aksident te pashpjeguar ajror bashkë me gruan e tij Carolyn Bessette, dhe kunatën Lauren Bessette në Massachusetts në 1999. Ndërsa në 1984 ka vdekur dhe djali i Robert Kennedy, David Kennedy, nga një overdozë droge në moshën 28 vjeçare. Vëllai i tij Michael ka vdekur në një aksident me ski në Colorado në 1997.
KOHA JONË SONDAZH

