Rrihen muzikantët me kamzhik (FOTO)
Bota E Shtunë, 17 Prill 2021 00:14
Policia fetare e Shtetit Islamik u filmua duke rrahur muzikantët dhe shkatërruar veglat e tyre muzikore, pasi nuk janë ‘myslimane’. Ata u rrahën publikisht me shkopinj druri, pasi organoja e tyre elektrike nuk është islamike.
Në foto tjera shihen organot e shkatërruara. Fotot janë bërë në qytetin Bujaq, pak kilometra larg Alepos në Siri. Këto pamje vijnë pasi 13 të rinj u ekzekutuan nga ISIS pasi po shihnin futboll.