Rriten sërish çmimet e ushqimeve – FAO: Muaji i 5-të me radhë në rritje, por poshtë nivelit të 2018-ës

Çmimet globale të ushqimit u rritën për të 5-tin muaj me radhë gjatë Majit, duke marrë shtysë nga rritja e çmimeve të djathit dhe misrit. Të dy këto produkte kanë pasur një nivel prodhimi më të ulët gjatë Majit, si pasojë e kushteve jo të favorshme të motit.

Indeksi i çmimeve të ushqimit të FAO-s, u regjistrua në 172.4 pikë gjatë Majit, në rritje me 1.2% krahasuar me muajin paraardhës, por sërish 1.9% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nën-indikatori i çmimit të drithërave u rrit me 1.4% tregojnë të dhënat më të fundit të Organizatës për Ushqim dhe Agro-Bujqësi, pjesë e OKB. Nën-indikatori i çmimit të sheqerit ndërkohë ka pësuar një rënie me 3.2%, si pasojë e perspektivës së rritjes së prodhimit në Indi, që është edhe prodhuesi më i madh në botë i sheqerit.

Kjo ka zhbërë edhe rënien e prodhimit me 17% në Brazil. Edhe nën-indikatori i vajit vegjetal, e sidomos ai i vajit të palmës ka rënë, rrjedhojë e rritjes së ndjeshme të prodhimit. Çmimet e mishit ndërkohë kanë pësuar një rritje të lehtë gjatë Majit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Linku direkt: http://www.fao.org/worldfoodsituation/foodpricesindex/en/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?