Rritet frika nga koronavirusi edhe në Rusi, shënohet rekord rastesh në një ditë

Rusia ka konfirmuar të hënën 2,558 raste të reja koronaviruse, duke e çuar numrin zyrtar të vendit në 18,328 dhe duke shënuar rekordin e të infektuarëve në një ditë.

Gjithashtu numri total i viktimave ka shkuar në 148 persona. Nga këta, 18 kanë vdekur nga Covid-19 vetëm orët e fundit.

Numrat e raportuar zyrtarisht të Rusisë, të cilat janë ende relativisht më të ulëta se ato në vendet evropiane kanë ngjallur dyshime. Ekspertët paralajmërojnë se kapaciteti i testimit të Rusisë pengohet nga burokracia, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë se numri i vërtetë i rasteve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumica e rasteve të infeksionit janë në Moskë. Që nga 30 Marsi, të gjithë 12 milion banorët e Moskës janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre me disa përjashtime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të gjithë botën, virusi ka infektuar mbi 1.8 milion persona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?