Sa janë shanset e “hard” Brexit? – Johnson: 1 në 1 milion. BE dhe parlamenti, në humor të mirë

Boris Johnson, kandidati kryesor për t’u bërë kryeministri i ardhshëm i Britanisë, tha se shanset që Britania të dalë nga Bashkimi Europian pa marrëveshje janë “1 në 1 milionë”, pavarësisht se ka premtuar daljen me çdo kusht në Tetor. Gara për të zëvendësuar Theresa May ka marrë vrull këtë javë, ndërkohë që ministri i Jashtëm Jeremy Hunt, ka kritikuar vazhdimisht Johnson.   Pas më shumë se 3 vitesh që Britania votoi për të dalë nga BE, Brexit po mbizotëron garën për liderin e ri të Partisë Konservatore dhe Kryeministrin e ardhshëm.

Fituesi do të përballet me një betejë në parlament,  ku marrëveshja e Theresa May u refuzua tre herë. Këtë javë, Johnson tha se shanset e daljes pa marrëveshje janë të pakta, për shkak se liderët e kontinentit dhe parlamentit britanik kanë ndryshuar humor dhe kërkojnë një marrëveshje të rishikuar.   “Është e rëndësishme që të përgatitemi për daljen pa marrëveshje, nëse kjo na jep marrëveshjen që ne duam. Megjithatë  nuk mendoj që do shkojmë deri aty. Shanset janë 1 në 1 milionë”,  tha Johnson.   Komentet e tij vijnë vetëm 1 ditë pasi premtoi daljen nga BE në fund të Tetorit me çdo kusht, çka shtoi shqetësimet për “hard Brexit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?