Salman Rushdie për sulmin terrorist: Feja me armë, kërcënim real i lirisë tonë
Shkrimtari i famshëm britaniko-indian, Salman Rushdie ka bërë një deklaratë për sulmin e sotshëm terrorist në zemër të Parisit.
Ja çfarë shkruan ai. “Feja, një metodë mesjetare për të paarsyeshmen, kur kombinohet me armatimin modern, bëhet një kërcenim real për lirinë tonë. Ky totalitarizëm fetar ka shkaktuar një mutacion vdekjeprurës në zemër të Islamit dhe pasojat tragjike i shohim sot në Paris. Unë jam me Charlie Hebdo, sikurse duhet të jemi të gjithë, për të mbrojtur artin satirik, i cili gjithmonë ka qenë një fuqi e lirisë, kundër tiranisë, pandershmërisë dhe marrëzisë. ‘Respekt për religjionin’ është bërë si kod që thotë ‘frikë nga feja.’
Religjioni, si dhe të gjitha ideologjitë tjera, meritojnë kritikë, satirë dhe mungesë respekti, pa pasur asnjë lloj frike”.