FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sërish shpërthim në Turqi, vriten 7 ushtarakë

Të paktën 7 ushtarakë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi që goditi një autokolonë ushtarake në juglindje të Turqisë, në një autostradë që lidh Dijabarkirin me Bingolin.

Ky është sulmi i dytë brenda dy ditëve në Turqi, pas atij që ndodhi në Ankara pasditen e djeshme.

Teksa sulmi në Ankara la 28 të vdekur dhe rreth 60 të plagosur, pasi një automjet i mbushur me eksploziv ka shpërthyer gjatë kalimit pranë saj të një autobusi me ushtarë turk në bord.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ka ndodhur në një zonë mes selisë së Parlamentit dhe një baze ushtarake. Pamjet që vijnë nga vendngjarja tregojnë shtëllunga të mëdha tymi. Ndërkaq, ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikëset janë mbledhur menjëherë në zonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e tij, Presidenti Taip Erdogan duke dënuar ashpër shpërthimin, tha se Turqia është e vendosur që të luftojë çdo akt terrorist që sipas tij cënon unitetin, sigurinë dhe të ardhmen e shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?