SHBA dhe Kuba shkrijnë akujt

Presidenti Barack Obama ka përshëndetur hapjen e një kapitulli të ri  në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kubës, duke njoftuar nisjen e normalizimit të  marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike.

Obama e konsideroi këtë lëvizje më domethënësen në politikën amerikane ndaj Kubës në 50 vjet.

Presidenti amerikan tha se kjo do ti japë fund një qasje të vjetëruar që për dekada ka dëmtuar interesat e përbashkëta.

Gjithashtu edhe presidenti kubës Raul Castro përshëndeti nismën, por shtoi se bllokada ekonomike mbetet ende e pazgjidhur.

Ai u shpreh se që në fillim të detyrës së tij në krye të  shtetit ka përsëritur gatishmërinë për nisjen e dialogut me shtetet e bashkuara të amerikës dhe përmirësimin e marëdhënieve diplomatike dhe ekonomike.

Shtetet e Bashkuara dhe Kuba  finalizuan marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve, konkretisht amerikanit Alan Gross dhe tre kubanezëve të burgosur për spiunazh.

Gros 65 vjeç, ka kaluar pesë vjet prapa hekurave pasi u akuzua për armiqësi në ishullin komunist.

Sipas marrëveshjes Gross arriti në bazën e Forcave Ajrore Andrews, pranë Washingtonit nga Kuba të mërkurën, ndërkohë që agjentët e inteligjencës kubanë të cilët vuajtën  16 vjet në burgjet e SHBA u kthyen në Kubë po të mërkurën.

Obama njoftoi masat të cilat do ti japin fund marëdhënies së ngrirë në dekalda mes dy vendeve, mes të cilavë është edhe  hapja e  një ambasase amerikane në havana.

Ndërkohë në masa përfshihet edhe lehtësimi i ndalimit të  udhëtimeve për qytetarët e SHBA, Lehtësimit i kufizimeve financiare, rritja e lidhjeve të telekomunikacionit dhe përpjekjet për hequr  embargon 54-vjeçare të tregtisë.

Marrëveshja mes Kubës dhe SHBA-se është komentuar nga personalitete të larta të politikës botërore dhe jo vetëm.

Papa Francesku përgezoi nismën, duke premtuar mbështetjen e Vatikanit në përmirësimin e marëdhënieve mes vendeve.

Ndërkohë  sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki-mun tha se nisma ishte tejet pozitive.

SHKARKO APP