SHBA ndalon fondet për OBSH-në, ministri i Jashtëm gjerman kritika ndaj vendimit të Trump-it

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka kritikuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për ndërprerjen e fondeve që sigurojnë për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe ka theksuar se forcimi i OBSH-së është investimi më i mirë në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një deklaratë për agjencisë gjermane të lajmeve (DPA), ministri Maas theksoi se virusi nuk ka kufij dhe se akuzat e ndërsjella nuk janë të dobishme.

Në arenën ndërkombëtare është e nevojshme të luftohet së bashku kundër COVID-19 theksoi Maas duke shtuar se “Për zhvillimin dhe shpërndarjen e testeve dhe vaksinave, një nga investimet më të mira në luftën kundër pandemisë është forcimi i Kombeve të Bashkuara kryesisht i OBSH-së e cila ka financime të pa mjaftueshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një deklaratë të bërë dje, Trump duke pretenduar se OBSH punon për Kinën dhe se është treguar neglizhente në çështjen e pandemisë, njoftoi ndërprerjen e fondeve që SHBA-ja siguron për organizatën./AA

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?