Sheiku dhe princi i Arabisë ndërron jetë në moshën 39 vjeçare

Princ i Emirateve të Bashkuara Arabe ka ndërruar jetë në Londër, kanë lajmëruar autoritetet ditën e sotme.

Sheiku Khalid bin Sultan Al Qasimi ishte i biri i sundimtarit të Emirateve të Sharjah dhe pronar i kompanisë së modës “Qasimi”.

Është deklaruar se do të mbahen tre ditë heshtje në Emiratet e Bashkuara Aravbe dhe funerali pritet të kryhet ditën e mërkurë.

Babai i tij, Sheiku Sultan bin Muhammad Al Qasimi, ka sunduar Sharjahun që prej vitit 1972 dhe në fjalën e tij thotë se djali i tij është në kujdes të zotit tashmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shumë prej deklaratave edhe informacioneve më të fundit nuk është bërë ende me dije arsyeja e vdekjes së 39 vjeçarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se vëllai i tij Sheikh Mohammed bin Sultan bin Mohammed Al Qasimi vdiq për shkak të overdozës në moshën 24 vjeçare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?