Shikon të atin ndryshe për herë të parë, fëmija shpërthen në lot

Një fëmijë i vogël është tmerruar komplet, pasi ka parë të atin ndryshe. Babai i fëmijës së vogël kishte vendosur të hiqte mjekrën, për herë të parë, pasi kishte ardhur në jetë vogëlushi.

Djali 10 muajsh, Kai Smith, nisi të qante pasi pa babanë e tij, Zack, pa mjekër. Burri kishte dalë nga banja i rruajtur, ndërsa reagimi i fëmijës është i paparë.

Në videon e filmuar nga nëna 29 vjeçare e Kait, Kiaya, Zack i jep njërën dorë të birit, të cilin e mban në prehër, ndërsa me dorën tjetër mban peshqirin rreth fytyrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksa Kiaya ndihmon të shoqin të heqë peshqirin, i vogli fillimisht nuk e ka mendjen tek fytyea e të atit. Më pas, ai trembet dhe nis të qajë, duke i rënë kështu edhe bibironi nga goja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si të mos mjaftonte kjo, djali vijon të qarat me të madhe, deri sa skuqet në fytyrë.

Në video dëgjohet e ëma teksa i thotë se ai është i ati, por fëmija vijon të qajë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?