Shimpanzea spërkat me dezinfektues, kopshti miroz kritikohet që…
Një shimpanze i turpëruar është filmuar duke drejtuar një biçikletë e duke spërkatur dezinfektues Covid-19, në një prej kopshteve zoologjikë më mizorë në botë. Kafsha u regjistrua në kopshtin Samutprakarn pranë Bangkok në Tailandë, që është gjithashtu i njohur si fermë krokodilësh.
Shefat përdorën majmunin për të promovuar punën që ata po bëjnë kundër pandemisë. Në pamje kafsha inteligjente mban edhe një maskë në fytyrë dhe një këmishë havaiane, teksa pedalon një biçikletë fëmijësh me një bidon të madh dezinfektuesi nga prapa.
Grupet kundër mizorisë ndaj kafshëve kanë denoncuar më parë këtë stabiliment. Vitin e kaluar disa pamje prej këtu tregonin një elefant të dobësuar kockë e lëkurë që goditej me shkopa bambuje nga kujdestarët për ta nxitur të performonte. Aktivistët thonë se këto “atraksione” janë në fakt abuzime, siç ishin arinjtë që shiheshin duke u tundur para e prapa nga stresi në pellgje e tyre të ndryra, si dhe krokodilët e payshqyer.
KOHA JONË SONDAZH

