Shkelësit e masave duhet vrarë si terroristët

Guvernatori i Çeçenisë, ka shokuar këtë të premte kur deklaroi se ata që thyejnë karantinën e koronavirusit duhet të dënohen me vdekje pasi janë shumë më keq se terroristët. Ramzan Kadyrov, lider i rajonit mysliman rus të pasur me naftë, dënoi njerëzit që nuk vetë-izolohen kur vijnë nga jashtë vendit dhe sugjeroi se ka pasur simptoma të sëmundjes por ka vijuar punën.

“Nëse kërkoni mendimin tim, cilido që krijon këtë problem për veten e tij duhet vrarë, pasi jo vetëm që sëmuret vetë por infekton dhe të familjen, vëllezërit, motrat e fqinjët”, tha Kadyrov, i cili edhe për shumë shkelje të tjera gjen si zgjidhje dënimin me vdekje.

“Ka filluar të bëhet modë që të kthehesh nga vende të pashëndetshme e të mosi thuash kujt, por këta njerëz janë një milionë herë më të këqinj se terroristët dhe do të zbulohen e do të dënohen sipas ligjit”. 43-vjeçari është shumë i afërt me Putin dhe ka pranuar se është prekur dhe shëruar nga koronavirusi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?