FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpërthen Erdogan: Perëndimi po nxit islamofobinë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë se reagimi i Perëndimit ndaj sulmeve në Paris ka qenë i mbushur me islamofobi.

“Hipokrizia e Perëndimit është e thjeshtë për t’u parë”, ka thënë ai në Ankara, në një konferencë për media me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.

“Ne, si myslimanë, kurrë nuk kemi mbajtur anën e terrorizmit, kurrë nuk kemi mbajtur anën e masakrave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo çfarë qëndron pas këtyre masakrave, është racizëm, gjuhë e urrejtjes, islamofobi”, ka thënë Erdogan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministr i Izraelit, Benjamin Netanyahu, një shënjestër e rregullt e kritikave të Erdoganit, është kritikuar po ashtu për pjesëmarrjen në marshimin i Parisit, më 11 janar.

“Unë pyes se çfarë donte ky person atje, i cili kryen terrorizëm shtetëror, duke masakruar 2.500 njerëz në Gaza”, ka thënë Erdogan.

Ai po ashtu ka thënë se sulmet në Francë, që kanë vrarë 17 persona, kanë qenë dështim i forcave franceze të sigurisë, sepse të dyshuarit kanë shërbyer së fundi dënime me burg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?