FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skandal në Shkup, hotel mbi themelet e shtëpisë së Nënë Terezës

Qendrës së Shkupit do t'i shtohet edhe një hotel i stilit barok, i cili do të ndërtohet tek shtëpia ku lindi dhe u rrit Gonxhe Bojaxhiu e njohur në tërë botën si Nënë Tereza, aty ku së pari ishte paraparë që të ndërtohej kisha “Shën Elena dhe Kostandini “.

Agjencia e lajmeve “INA” shkruan se qeveria e Maqedonisë nuk ka hequr dorë nga zhdukja e gjurmëve të shtëpisë së Gonxhe Bojaxhiut, ­Nënës Terezë.

Sipas “INA”­s pas dislokimit të shtëpisë së saj në një vend që nuk ka qenë asnjëherë, mbi themelet e shtëpisë së Bojaxhinjve u parapa të ndërtohej kisha, më pas shkallët spanjolle dhe tani së fundi iu dha dritë jeshile ndërtimit të hotelit të stilit barok.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por “INA” shton se ndryshe nga vitet e kaluara, ku sektori civil ngrinte zërin, sot organizatat joqeveritare shqiptare nuk kanë zë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?