Spanjë, një zjarr jashtë kontrolli përfshin Katalonjën

Qindra zjarrfikës dhe ushtarakë janë mobilizuar sot dhe përpiqeshin të vinin nën kontroll një zjarr që ka shkatërruar mbi 6500 hektarë në verilindje të Spanjës që është duke u përballur njësoj si gjithë Europa me një të nxehtë ekstrem.

Zjarri që kishte filluar dje në mesditë në një pulari industriale pranë fshatit La Torre del Espanyol në provincën Tarragone, në Katalonjë ka sjellë mobilizimin e 350 zjarrfikësve dhe 230 ushtarakëve, si dhe rreth 15 njësi ajrore.

Sipas shërbimeve të agjencisë pyjore në Katalonjë, origjina e zjarrit vjen për shkak të shfrytëzimit të shpendëve ose nga akumulimi i glasave të pulave që është fermentuar dhe shndërruar në një zjarr të papritur për shkak të temperaturave shumë të larta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas shefit të zjarrfikësve Antonio Ramos, një zjarr i kësaj madhësie në këtë rajon ka rënë vetëm 20 vite më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zjarri mund të prekë deri në 20 000 hektarë në këtë zonë të mbjellë me pemishte, ullinj dhe vreshta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?