Stambolli është Wuhani i Turqisë

Turqia së fundmi si e gjithë bota po përballet me bejën e koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca, e ka krahasuar Stambollin me qytetin kinez Ëuhan, në të cilin edhe shpërtheu epidemia e koronavirusit.

Në fjalën e tij para mediave Koca ka thënë se Stambolli tashmë ka marrë epitetin e epiqendrës së COVID-19 në tërë Turqinë.

Ministri ndër të tjera ka pretenduar se përhapja e COVID-19 në këtë qytet është futur nën kontroll me përcjelljen e kontakteve, që po udhëhiqet nga një ekip i ekspertëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ata përcjellin gjurmët sikur të ishin detektivë medicinal”, ka theksuar Koca, që nuk hezitoi të pranojë se po të veprohej ndryshe zor se do të mund ta ndalin përhapjen e mëtejme të coronavirusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

NDërkohë deri më tani në Turqi kanë humbur jetën 2 491 persona dhe 101 790 të tjerë janë konfirmuar të infektuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?