Stuhia Miguel përfshin brigjet e Spanjës dhe Francës

Brigjet bregdetare në veri të Spanjës dhe perëndim të Francës janë përfshirë nga stuhitë, me erëra deri në 147 kilometra në orë.

Stuhia Miguel, është thënë të ketë nxjerrë edhe drunj nga toka, duke prekur rajonin Asturias të Spanjës, për të kaluar më pas në bregun francez.

Kjo stuhi, që është konsideruar e rrallë për këtë periudhë të vitit, ka ndikuar edhe në çrregullimin e transportit publik. Dhjetë departamente franceze kanë shpallur një nivel të alarmit, duke paralajmëruar për ndonjë dëm potencial, kryesisht nga drunjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Alarme të ngjashme janë vënë edhe në perëndim të Holandës, meqë erërat është raportuar të kenë arritur shpejtësi deri në 100 kilometra në orë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?