Sulm me armë në Virxhinia, 12 të vdekur dhe 4 të plagosur

Një sulm me armë raportohet të ketë ndodhur në shtetin e Virxhinias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një person i armatosur hyri brenda zyrave dhe qëlloi në drejtim të punonjësve duke vrarë 12 prej tyre dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Autori ishte një punonjës i vjetër i departamentit të shërbimeve publike. Ai u qëllua për vdekje në vendngjarje, pas një shkëmbimi zjarri me katër punonjës të policisë. Autoritetet e kanë identifikuar autorin, por nuk e kanë bërë ende publik emrin e tij.

Trupat e viktimave janë gjetur në të treja katet e godinës, ndërsa një person tjetër është vrarë brenda makinës, përpara se autori të hynte në bashki.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më shumë se 400 persona ndodheshin brenda godinës dhe jashtë saj kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkaqet që e çuan vrasësin drejt këtij veprimi nuk janë bërë ende publike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?