Të rinjtë ndërprejnë fjalimin e Schwmble në parlamentin gjerman, shtrihen në dysheme

Një incident i papritur ndodhi kur Wolfgang Schwmble foli për një ngjarje në parlamentin gjerman mbi “Rininë dhe Parlamentin”.

Ishin rreth 20 të rinj që u ngritën, teksa ai mbante fjalimin dhe hapën banderolën ku shkruhej: “Klima juaj politike = Shkatërrim”, ndërsa më pas të rinjtë shtriheshin në dysheme.

Sipas një raporti në gazetën gjermane Welt, të rinjtë donin të ushtronin presion mbi qeverinë federale dhe të theksonin se sa dramatike është situata, tha aktivisti Maximilian Reimers.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne nuk e shohim këtë koalicion duke marrë seriozisht krizën më serioze të njerëzimit,” shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?