Tension në qiellin e Mesdheut

Tension i lartë ushtarak në qiellin e Mesdheut. Një avion luftarak i Rusisë interceptoi një avion amerikan që po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Ngjarja është raportuar nga flota e gjashtë e Shteteve të Bashkuara që thekson se mjeti fluturues i Uashingtonit është shqetësuar 3 herë në vetëm 3 orë gjatë fluturimit. Njëri nga këto afrime në distancë shumë të afërt është cilësuar shumë i rrezikshëm.

Më tej flota amerikane thekson se mjeti i tyre fluturues veproi në respektim të ligjeve ndërkombëtare dhe nuk provokoi aktivitetet e Rusisë. Gjithashtu kërkon nga autoritetet e Moskës që të sillen në bazë të standardeve ndërkombëtare për të garantuar siguri dhe për parandaluar incidente të mundshme.

Ndërkaq, muajin e kaluar një avion luftarak amerikan u interceptua nga 4 bombardues rusë dhe 2 avionë të tjerë luftarakë SU-35 në hapësirën ajrore të Alaskës. Këto veprime mendohen të jenë një stërvitje ushtarake për një krizë potenciale por edhe mesazhe të qarta fuqie për kundërshtarët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?