Tërmeti i fuqishëm godet Afganistanin. Mbi 280 viktima dhe qindra të plagosur (Pamjet)

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Afganistanin lindor mëngjesin e sotëm, duke vrarë të paktën 288 persona.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti ishte me magnitudë 6.1 ballë dhe me thellësi rreth 51 km.

Ende nuk dihet numri i saktë i viktimave dhe të plagosurve të tërmetit me që goditi provincën Paktika. Lëkundjet u ndjenë në kryeqytetin pakistanez, Islamabad, dhe gjetkë në provincën lindore të Punjabit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agjencia evropiane sizmologjike, EMSC, tha se lëkundjet e tërmetit u ndjenë mbi 500 kilometra nga më shumë se 119 milionë njerëz në të gjithë Afganistanin, në Pakistan dhe Indi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?