FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Terrorizmi godet sërish, 25 të vrarë në Jemen, shumica nxënës

Dita e sotme është përgjakur sërish. Pas pengmarrjes në Australi, vrasjes së rreth 100 vetëve nga talebanët në Pakistan, mes të cilëve shumica nxënës shkolle, terrrorizmi godet sërish. Të paktën 25 persona janë vrarë pas dy sulmeve me bomba, në qytetin Rada, të Jemeni. Rebelët shiitë kanë njoftuar për shpërthimin e dy makinave bombë, teksa një prej makinave ka goditur një autobus me nxënës, duke vrarë së paku 15 prej tyre. Sulmi i dytë është bërë pranë një pikë të drejtuar nga shiitët, ku pretendohet se kanë humbur jetën të paktën 10 luftëtarë. Grupi i rebelëve i njohur me emrin “Houthis” ka fajësuar “Al Kaida” për sulmin në zonën Rada, të provincës Bajdah. Këto sulme tregojnë sesa e kërcënuar është paqa në botë. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?