FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tetë kongresistë amerikanë për vizitë në Serbi

Një delegacion i përbërë prej tetë anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara po qëndron në Serbi, për vizitë dyditore.

Vizita është pjesë e një turneu të gjerë evropian, me qëllim ndërtimin e mbështetjes për integrimin euro-atlantik të rajonit, konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe adresimin e çështjeve si siguria kibernetike, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Beograd.

Delegacionin e përbëjnë kongresistët: Bob Gudlet, Xherold Nedler, Xhim Sensenbrener, Tom Marino, Bllejk Farenthold, Shejla Xhekson-Li, Stiv Koen dhe Henk Xhonson.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kongresistët amerikanë do të takohen me përfaqësues të Qeverisë së Serbisë, deputetë të Kuvendit të Serbisë, si dhe përfaqësues të sektorit privat dhe civil./Express/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?