Tmerrohet e moshuara, pitoni 3 metra e gjysmë i troket në dritare

Gjarpërinjtë shfaqen shpesh në shtëpitë e australianëve, por ata sërish tmerrohen për vdekje. Rasti i fundit ishte me një piton 3 metra e gjysmë të gjatë, i cili përpiqej të hynte në një shtëpi nëpërmjet dritares.

Kapësi i gjarpërinjve, David Walton mori një telefonatë nga një grua e moshuar, e cila ishte tepër e frikësuar. Madhësia e zvarranikut habiti edhe David.

“Dritarja ishte xham dhe gjarpri nuk arrinte ta kuptonte. Ai godiste me hundë që të hynte brenda. Jashtë ishte 20 gradë celcius, temperaturë e ulët për zvarranikun, prandaj po përpiqej të gjente një ambient më të ngrohtë”, tha ai për Dailymail.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera, shpjegoi se kishte qenë në atë shtëpi disa herë. “Pronarja ishte shumë e frikësuar. Në të kaluarën është gjetur lëkurë pranë shtëpisë së saj, por asnjëherë gjarpër”, shtoi David.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pitonët e tillë janë shumë të zakonshëm në Indonezi, Guinenë e Re dhe Australi sepse temperaturat janë të larta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?