Tragjedia në anije, 81 pasagjerë të prekur me Covid-19
Kur bota ka pezulluar çdo lëvizje, një lajm jo i mirë vjen nga Ministria e Jashtme e Uruguajit, e cila ka konfirmuar se një numër i madh i pasagjerëve dhe nga ekuipazhi kanë rezultuar pozitivë në anijen australiane “Greg Mortimer”. Siç shkruajnë dhe mediet e huaja, kjo anije aktualisht ndodhet në brigjet e shtetit të Amerikës së Jugut. CNN shkruan se të paktën 81 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit të anijes kanë rezultuar me koronavirus. Për 6 pasagjerë u kërkua kujdes i specializuar mjekësor në kryeqytetin e Uruguajit, Montevideo. “Pjesa më e madhe e pasagjerëve dhe të ekuipazhit janë klasifikuar si asimptomatikë ose me simptoma të buta”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Uruguajit.
KOHA JONË SONDAZH

