Tre të burgosurit shpëtojnë mrekullisht shokun e tyre që donte t’i jepte fund jetës

Tre të burgosur në një burg në Minnesota i kanë shpëtuar jetën një të burgosuri tjetër që u përpoq të kryente vetëvrasje.

Duke vepruar në kohën e duhur, tre të burgosurit morën një kosh të mbushur me peshqirë dhe e kapën shokun e tyre që u hodh nga ballkoni.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën mbrëma tek burgu Ramsey County.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse tre burrat nuk do kishin reaguar në kohë ai ose do të kishte ndërruar jetë ose do të mbeste me pasoja serioze për shëndetin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sherifi  Bob Fletcher e përgëzoi treshen duke u thënë:

Faleminderit zotërinj, ju jeni heronj. Shpëtuat jetën e një personi.”

Një prej tyre u shpreh:

Ne nuk jemi të gjithë të këqij, disa nga ne kanë zemër të mirë.”

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?