Treguesi ekonomik për Kinën – Performancë pozitive tregtare në 5 muajt e parë të vitit

Kina ka arritur një performancë tregtare të qëndrueshme dhe pozitive deri më tani për vitin, sipas treguesve kryesor ekonomikë të publikuar nga Ministria e Tregtisë. Statistikat e ministrisë treguan se në pesë muajt e parë të vitit, shitjet totale me pakicë për mallrat e konsumit arritën në 2.3 trilionë dollarë, në rritje me 8.1% me bazë vjetore.  Tregtia e jashtme ka pasur gjithashtu zhvillime pozitive në 5 muajt e parë të vitit,  me eksportet dhe importet e mallrave të vendit në 1.75 trilionë dollarë, në rritje me 4.1%.

Sipërmarrjet private kanë luajtur një rol kryesor në këtë sektor dhe eksportet e produkteve të teknologjisë së lartë janë rritur ndjeshëm.  Kina ka rritur gjithashtu përdorimin e investimeve të huaja dhe ka shfrytëzuar 54 miliardë dollarë në periudhën Janar-Maj, në rritje me 6.8%.   Përbërja e investimeve të huaja vazhdon të përmirësohet, ndërkohë që hapja e platformave ka rritur ndjeshëm tërheqjen e investimeve.   Investimet kineze jashtë vendit kanë mbetur gjithashtu të qëndrueshme në 5 muajt e parë të vitit, në 47.2 miliardë dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?