Trump njofton çeljen e fushatës, shpall kandidaturën për herë të dytë

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump zyrtarisht do të fillojë fushatën e tij për rizgjedhje në këtë post në një tubim të qershorit në Orlando, sipas një njoftimi të bërë prej tij të premten.

Tubimi i pritur do të jetë më 18 qershor ku do ta shoqërojnë zonja e parë Melania Trump, nënpresidenti Mike Pence me zonjën e dytë Karen Pence.

Ngjarja është kryesisht simbolike, pasi Presidenti e ka bërë të qartë se po kandidon për një mandat të dytë që kur ai mori detyrën në janar 2017. Në ditën e inaugurimit të tij, Trump paraqiti zyrtarisht kandidimin për një mandat të dytë në vitin 2020. Presidenti gjithashtu mbajti mitingje të shumta rizgjedhjesh, i pari në shkurt 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump shkruajti të premten në Twitter se tubimi do të jetë në “Qendrën Amëay 20,000 vendesh” në Orlando.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?