Trump nuk e përjashton aksionin ushtarak ndaj Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ishte i gatshëm të bisedonte me presidentin iranian, Hassan Rouhani, por se gjithnjë ekziston mundësia e një aksioni ushtarak të SHBA-së kundër Republikës Islamike.

“Ata ishin kombi terrorist numër një në botë në kohën kur fillova mandatin dhe ndoshta janë edhe sot”, tha Trump për kanalin televiziv britanik ITV.

Kur u pyet nëse ai mendonte se do të duhej të merrte masa ushtarake kundër Iranit, presidenti Trump tha: “Ka gjithmonë mundësi. Nuk do të preferoja diçka të tillë por gjithmonë ekziston mundësia”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetet e Bashkuara kanë rritur praninë ushtarake në Lindjen e Mesme për shkak të, siç kanë thënë, kërcënimeve të Iranit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHBA-ja ka shtuar sanksionet ndaj Iranit dhe është tërhequr nga një marrëveshje që e kishin arritur pesë fuqitë botërore dhe Irani në vitin 2015.

Uashingtoni e sheh Iranin si sponsorizues kryesor të terrorizmit në rajon si dhe vend që po punon fshehtas në një program bërthamor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?