Trump vendos taksë për mallrat e Meksikës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump është shprehur se do të vendosë tarifë prej 5 % në mallrat e importuara të Meksikës në mënyrë që emigrantët e paligjshëm të ndalojnë së ardhuri në Amerikë.

Tarifa sipas tij pritet të rritet me 25% ‘deri në çastin që do të zgjidhet problem me emigrantët e paligjshëm’.

Kjo rritje e tarifës pritet të nisë që prej datës 10 qershor dhe nëse kriza do të vazhdojë atëherë pritet që ajo të vazhdojë rritjen gradualisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas këtij njoftimi nga Trump ka ardhur një reagim nga qeveria e Meksikës, duke e cilësuar “katastrofike” vendosjen e tarifës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë Donald Trump ke deklaruar një emergjencë kombëtare për të trajtuar atë që ai pretendon se është një krizë në kufirin jugor të SHBA.

Sipas Trump qeveria e Meksikës se nuk ka bërë mjaftueshëm për të parandaluar rrjedhën e emigrantëve të cilët kanë kaluar kufirin jugor të SHBA në kërkim të azilit.

Vendet nga të cilat është më i shumtë fluksi i emigrantëve janë El Salvadori, Hondurasi dhe Guatemala.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?