FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tsipras: Nevojitet një marrëveshje e re me Europën

Një marrëveshje të re me Europën ka kërkuar kryeministri i ri grek, Aleksis Tsipras në deklarata nga Parisi, bashkë me presidentin francez, Francois Holland, pas takimit që zhvilluan.

Zoti Tsipras e cilësoi Francën “faktor stabilitetit në BE” dhe theksoi se Greqia nuk është kërcënim për Europën dhe se ndryshimi politik në Greqi është një shans që duhet ta shfrytëzojnë të gjithë. Tsipras theksoi gjithashtu se në BE dhe në eurozonë nuk ekzistojnë pronarë dhe qeraxhinj, “jemi të gjithë bashkëbanorë dhe duhet të punojmë për të ardhmen tonë të përbashkët”, tha. Tsipras nënvizoi se “duke kapërcyer krizën në Greqi do të japim një shtysë për t’u kapërcyer kriza në Europë”.

Francois Hollande në deklaratat e veta, theksoi se shtrëngesa si realitet dhe alternativë e vetme, nuk mund të tolerohet më, vuri ndërkaq në dukje se ekzistojnë angazhimet të cilat duhet të respektohen. Presidenti francez u shpreh në favor të dialogut ndërmjet Greqisë dhe Europës dhe deklaroi se Franca është solidare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?