U la e vdekur në derën e spitalit, 18-vjeçarja u përdhunua dhe u torturua

Dosja për vrasjen e Marigona Osmanit vitin e kaluar në Kosovë, është mbyllur sot. Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut do të gjykohen për vrasjen e 18-vjeçares. Ajo po ashtu është dhunuar seksualisht.

“I pandehuri Dardan Krivaça, më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij në Ferizaj, pa pëlqim e saj e detyron të ndjerën Marigona Osmani për të kryer marrëdhënie seksual, e cila përcillet me tortura, në atë mënyrë që fillimisht pa dëshirën e saj kryen marrëdhënie seksuale në sallon, pas kryerjes së aktit seksual, të zhveshur e dërgon në banjo, nga aty me dhunë e dërgon në dhomën e gjumit, mirëpo me kalimin e kohës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore si pasojë e dhunës së ushtruar humb aftësinë për të rezistuar”, thuhet në aktakuzë.

Derisa Krivaça akuzohet për përdhunim, ndërsa Arbër Sejdiu akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës. Përpos dhunës seksuale, Osmani është dhunuar fizikisht nga Krivaça me të cilin bashkëjetetonte. Ajo është rrahur me shkop dhe me kabllo. Raporti i autopsisë e vërteton dhunën që është përdorur dhe konstaton arsyet e vdekjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marigona u dërgua pa shenja jete në emergjencën e spitalit të Ferizajt nga Krivaça dhe Sejdiu, të cilët u larguan nga vendi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?