U shfaq duke u dridhur, Merkel tregon para gazetarëve detajet e sëmundjes

“Jam mirë”, kështu është shprehur kancelarja Angela Merkel, duke iu përgjigjur gazetarëve që kërkuan të dinin mbi shëndetin e saj, në G20.

“Jam e bindur se kjo që më ka ndodhur, siç ka ardhur, ashtu edhe do të largohet së shpejti”, tha Merkel, të cilën e zunë të dridhurat dy herë brenda pak ditësh gjatë dy ngjarjeve publike.

Dy episodet shkaktuan shqetësim rreth shëndetit të udhëheqëses gjermane 64-vjeçare, e cila u përball menjëherë me një udhëtim të gjatë me aeroplan në Japoni, përveç angazhimit në negociata me partnerët e G20. Pas episodit të parë, kancelarja tha se ndihej më mirë pasi kishte pirë tri gota uji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?