U shpall gabimisht e vdekur, gruaja zgjohet në qese mes kufomash

Çuditë në kohë të Covid-19 nuk kanë të sosur. Një grua në Paraguai pësoi trontojen më të madhe të jetës kur u zgjua në një qese për kufoma, sepse ishte shpallur gabimisht e  vdekur. Gladys Rodríguez Duarte për pak do të kishte shërbesën funerale pasi familja e saj ishte informuar për vdekjen.

Rreth dy orë pas ardhjes së saj në klinikë, një doktor i kishte konfirmuar vdekjen e saj bashkëshortit Maximino Duarte Ferreira dhe të bijës Sandra Duarte. Mediet shkruajnë se zonja kishte ardhur në klinikë rreth orës 9.30 dhe është vizituar nga Dr Heriberto Vera, i cili e kishte shpallur atë të vdekur në orën 11.20.

Nga ana tjetër, mësohet se Policia tha se ajo ishte gjithashtu paciente e kancerit në vezore. Nga klinika ajo ishte transportuar në shtëpinë e funeralit, ku ishte pikasur se nuk që e vdekur nga stafi që pa lëvizje në qesen e kufomës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?