Ura Morandi rrafshohet në pak sekonda me shpërthim të komanduar
Ka ndodhur në orën 9.37 minuta shpërthimi që ka shembur plotësisht atë që kishte mbetur nga ura Morandi. Pak sekonda janë dashur për të rrafshuar përfundimisht urën e njohur të Genovas.
Shembja e urës Morandi më 14 gusht u mori jetën 43 personave, mes tyre edhe dy shqiptarëve, ndërsa shumë të tjerë u plagosën.
Pamjet tregojnë se si në pak momente ura është shembur plotësisht me metodën e shpërthimit të komanduar, duke shkaktuar një re të madhe pluhuri. Tani Ura e Genovas mbetet vetëm një kujtim.
KOHA JONË SONDAZH

