Ursula von der Leyen: Pagë minimale në çdo vend të BE

“Do të luftoj për vendosjen e një pagë minimale në çdo vend të BE”. Është ky një nga pasazhet e deklaratës së kandidates për Presidente të Komisionit së BE, Ursula von der Leyen, në fund të takimit me presidentët e grupeve politike në Parlamentin Europian.

“Njerëzit kanë frikë, shpresë, ëndrra dhe aspirata dhe Europa mund të ofrojë vende pune, perspektiva, stabilitet dhe siguri”,-tha ish-ministria gjermane e Mbrojtjes. Von der Leyen gjithashtu përsëriti se “një përparësi për komisionin e ardhshëm do të jetë lufta kundër ndryshimeve klimatike.

”Ne e kemi dëgjuar zërin e njerëzve, sidomos të të rinjve. Ata duan veprime konkrete për të ardhmen e planetit tone. Ne duhet të jemi më ambicioz, edhe pse tashmë jemi përtej afatit kohor. Kombinimi i respektit për klimën dhe rritja e fortë ekonomike është e mundur”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?