FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ushtarët izraelitë godasin për vdekje ministrin palestinez (Video+18)

“Një akt barbar, i cili as nuk mund të pranohet as tolerohet”. Me këto fjalë presidenti palestinez Mahmoud Abbas e ka përshkruar vdekjen e ministrit palestinez, i ngarkuar me Çështjet e kolonizimit dhe të rrethojës ndarëse, Ziad Abu Ein (në foto). “Është një sulm brutal ai që ka shkaktuar vdekjen e tij”, ka theksuar z. Abbas. Ministri me nja treqind persona të tjerë ishte në një tubim në fshatin palestinez Turmus Ayya, afër Ramallahut, ku po protestonin kundër vendosjes së një avanposti ilegal të kolonëve izraelitë. Në një moment kanë shpërthyer përleshje mes forcave izraelite dhe protestuesve. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, njëri prej ushtarakëve e ka goditur ministrin në gjoks me qytën e pushkës së tij, përcjell “Zëri” lajmin e publikuar nga mediet ndërkombëtare. I evakuuar me ambulancë, zyrtari palestinez ka vdekur rrugës për në spital. Ushtria izraelite ka njoftuar se Ziad Abu Ein ka vdekur nga sulmi në zemër. Megjithatë, ajo tregon se ka nisur një hetim rreth këtij rasti. Kurse, familja ka treguar se ai vuante nga diabeti dhe tensioni i lartë. Mirëpo, sipas Autoritetit palestinez, këto informacione janë përhapje e mjegullës, ngaqë shkaku i vërtetë i vdekjes së tij është goditja që ka marrë nga ushtarët izraelitë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?