Virusi, ky shtet nis lehtësimin e masave shtrënguese
Teksa Europa është e rënduar nga pandemia e Covid-19, qeveria çeke vendosi të lehtësojë disa nga masat e forta të ndërmarra prej saj kundër koronavirusit duke qenë se rastet e reja kanë ardhur duke u ulur lehtë në ditët e fundit.
Çekia ishte një ndër vendet e para në Europë që shpalli gjendjen e emergjencë në mars dhe vendosi masa strikte në jetën publike për të përhapur përhapjen e pandemisë. Që nga ditën e parë të muajit të kaluar e deri më tani në Çeki numërohen 4735 persona të prekur me Covid-19.
Sipas ministrit të Industrisë Karel Havlicek nga e enjtja do të lejohet hapja e disa dyqaneve që shesin mallra jo të domosdoshme dhe ato që tregtojnë materiale ndërtimi, gjithashtu do të lehtësohen rregullat për aktivitetet sportive në ambiente të hapura ku nuk ka grumbullime njerëzish si vrapimi dhe çiklizmi.
KOHA JONË SONDAZH

