Virusi prek politikën në Britani, në spital edhe një deputet
Pandemia e Covid-19 është përhapur aq shumë në Britani, sa tani ka prekur edhe një deputet. Pas kryeministrit Boris Johnson, i cili ndodhet në terapi intensive është shtruar në spital deputeti laburist Tony Lloyd. Ai është deputet për Rochdale është shtruar në një spital në Manchester gjatë orëve të vona të së hënës, thotë në një deklaratë familja e tij. 70 vjeçari është në gjendje të qëndrueshme. Përmes një deklarate për mediat, familja shpreh falenderime për doktorët, infermierët dhe të gjithë stafin mjekësor që është duke u kujdesur për deputetin. Deputetit i ka uruar një shërim të shpejtë edhe kryetari i Laburistëve Sir Keir Starmer.
KOHA JONË SONDAZH

