Yulia Tymoshenko me Covid-19, ish-kryeministrja në gjendje të rëndë

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko është prekur nga Covid-19. Zëdhënësja e saj Marina Soroka, thotëe dhe se bashkëshorti e vajza e saj janë infektuar.

“Gjendja e saj është e rëndë, temperatura i shkon deri në 39 gradë Celsius”, tha zëdhënësja e partisë së saj. Ajo është anëtare e parlamentit ukrainas dhe drejtuese e Batkivshchyna, një nga partitë më të mëdha të vendit.

Ajo bashkëdrejtoi Revolucionin Portokalli dhe ishte gruaja e parë e emëruar kryeministre e Ukrainës, duke shërbyer në zyrë nga 24 janari deri më 8 shtator 2005 dhe përsëri nga 18 dhjetori 2007 deri më 4 mars 2010.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tymoshenko përfundoi si e dyta në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2010 dhe 2014 të Ukrainës dhe e treta në vitin 2019.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?