Zbulohen 3 laboratorë droge, 17 milionë doza

Një operacion i përbashkët i ushtrisë dhe policisë, në shteti verior të Sinaloa, në Meksikë, çoi në zbulimin dhe shkatërrimin e 3 laboratorëve që përdoreshin për prodhimin e lëndës narkotike sintetike të lloji metamfetaminë. Zyrtarët bëjnë me dije se sekuestruan 17 milionë doza drogë të kristalizuar, duke e cilësuar operacionin si një ndër më të mëdhenjtë gjatë këtij viti.

Metamfetamina e kristalizuar është një lloj shumë e fortë droge. Kjo substancë e ndaluar trafikohet kryesisht drejt SHBA, i cili është dhe tregu më i madh i lëndëve narkotike. Sipas DEA, pjesa më e madhe e metamfetaminës që gjendet në SHBA është prodhuar në mënyrë klandestinë në Meksikë.

Zyrtarë të shtetit të Sinaloa tregojnë se zbulimi i 3 laboratorëve u bë gjatë një patrullimi të agjentëve në një zonë rurale. Por tashmë policia po përdor dhe teknologjinë e dronëve me sensorë nxehtësie për të gjetur këto vende të paligjshme ku prodhohet droga.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?