Zëvendësoi Irinejn, infektohet me COVID-19 kreu i përkohshëm i Kishës Ortodokse të Serbisë, dërgohet në spital

Zëvendësuesi i Patriarkut Irinej në krye të Kishës Ortodokse të Serbisë është infektuar me COVID-19.

Mitropoliti Hrizostim Jevic u dërgua në spital teksa rezultoi se edhe ai si ‘paraardhësi’ në detyrë është infektuar tashmë nga koronavirusi.

Në fakt Jeviç nuk është pasuesi zyrtar i Irinej, pasi po qëndron në detyrë vetëm si administrator i Kishës Ortodokse Serbe. Ai është Mitropolit i Dabar-Bosnja që prej vitit 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej vdiq më shumë se 1 javë më parë nga COVID-19 në moshën 90-vjeçare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?